Mjekët, stomatologët, profesionistët tjerë shëndetësorë dhe psikologët do të kenë mundësi unike të dëgjojnë nga liderët globalë të shëndetit digjital për arritjet dhe sfidat e fundit të zhvillimit të shëndetit digjital në nivelin global, rajonal dhe nacional.
Konferencën do e hap Znj. Tory Cenaj me një përvojë dhe reputacion për integritet dhe inovacion si botuese e njohur dhe e pavarur akademike. Tory është poashtu themeluese dhe botuese e “Blockchain in Healthcare Today”, “Telehealth and Medicine Today” dhe “Partners in Digital Health”.
Në mesin e folëseve do të jetë një ndër pishtarët e zhvillimit të shëndetit digjital në botë – Milton Chen, Drejtor Ekzekutiv i VSee dhe This American Doc. Platforma e tij digjitale – VSee ofron shërbime edhe për astronautët e NASA gjatë misioneve në hapësirë. Ai do të flet për “Nxitësit e Suksesit në Shëndetin Digjital”.
Një ndër folësit kryesorë do të jetë dhe Charles Nahabedian – Drejtor Ekzekutiv i VideoKall, Inc. Është ndër pionerët e zhvillimit të shëndetit digjital në botë, platforma e tij fleksibile i mundëson ofruesve të kujdesit shëndetësor të zgjidhin sfidat e qasjes të cilat ekzistojnë sot në botë. Ai do të prezantojë për “Ndërlidhjet e Teknologjisë në Shëndetin Digjital”.
Në konferencë do të prezantojnë zhvillimet e fundit në Shëndetin Digjital edhe liderë të tjerë global, të ndarë në dy panele. Në panelin e parë – “Mundësitë dhe Sfidat në Përdorimin e Shëndetit Digjital”, përvojat e tyre do t’i ndajnë:
– . Arnab Paul, nga lista e ekspertëve të OBSH për Shëndetin Digjital dhe Drejtor Ekzekutiv në Patient Planet.
– Dr. Ilham Youssry – Drejtoreshë e Repartit të Hematologjisë Pediatrike dhe transplantit të palcës kockore dhe Profesoreshë e Pediatrisë në Universitetin e Kairos, Egjipt.
– Dr. Haleema Yezdani – nga Shoqata e Telemjekësisë në Indi.
Në seancën plenare “Inovacionet në Shëndetin Digjital” do të mund të dëgjoni nga: Dr. Marsela Ceno – Presidente e Shoqatës së Mjekëve Shqipëtarë në Gjermani dhe Dr. Sulejman Mani Çelaj – Bashkëthemelues i Shoqatës Mjekësore Shqiptaro – Amerikane dhe Drejtor në Kardiologji, St. Barnabas Hospital
Paneli i dytë “Privatësia, Besimi dhe Vetë-Pronësia në Shëndetin Digjital” do ju mundësojë pjesëmarrësve të mësojnë më shumë nga ekspertët global të shëndetit digjital:
– Aman Quadri PT, DPT, Cert. MDT – Chief Strategy Officer, Fair Fintech Inc.
– Shiv Aggarwal – CEO at EarthId, Self-Sovereign Identity (SSI) GBA Europe Lead & UK President
– Charles Dunham – Shareholder at Greenberg Traurig, LLP
– Dr. Ali Hojjati – Health Care Improvement Advisor – Accreditation Canada
Fjalën përmbyllëse do ta mbajnë organizatorët e kësaj konference të rëndësishme:
– Dr. Neshad Asllani – Ambasador Kryesor i Telehealth and Medicine Today, USA – Dega në Kosovë dhe Kryesues i Bordit Ekzekutiv në Klinika Digjitale
– Dr. Ingrid Vasiliu – Feltes, Global Chair of Ambassador Chapters for BHTY and TMT, Board Advisor for Partners in Digital Health Institute
Për regjistrim në konferencë vizitoni linkun: https://zoom.us/webinar/register/WN_Q-1A5DXYTB2XjCUjjpxH6w