Klinika Digjitale mundëson konsultimin me Dr. Ilirijana Haxhibeqiri–Karabdić, kardiokirurgen e njohur e cila jeton dhe punon në Sarajevë.
Softueri unik i Klinikës Digjitale i mundëson Dr. Ilirijanës të ofroj shërbime dhe ta plotësojë mungesën e saj të krijuar pas largimit të saj nga atdheu.
Prof. Dr. Sci. Ilirijana Haxhibeqiri–Karabdić jeton dhe punon në Sarajevë, ajo është kardiokirurgia e parë në Bosnje dhe Hercegovinë, e shpallur “Zonja e Hekurt” për shkak të kontributit dhe punës së palodhur në shkencë dhe trajtimin e rasteve të veçanta kardiokirurgjike.
Dr. Ilirijana, ka diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Sarajevës në Bosnje dhe Hercegovinë, derisa praktikën mjekësore e ka përfunduar në John Radcliffe Hospital në Oxford. Specializimin nga kardiokirurgjia e ka përfunduar në vitin 2004 në Berlin dhe Sarajevë. Studimet master i ka përfunduar në vitin 2008, ato të doktoraturës i ka përfunduar në vitin 2014 dhe mori titullin Profesor i Asociuar derisa në vitin 2018 ajo mori titullin Profesor Universiteti.
Ajo është profesoreshë e kardiokirurgjisë në Fakultetin e Mjekësisë në Sarajevë, dhe nga vitit 2004 është anëtare e ekipit për transplantim të zemrës, EUROTRANSPLANT- Berlin.
Dr. Ilirijana flet rrjedhshëm gjuhën shqipe, boshnjake dhe angleze.
Ju mund të konsultoni Dr. Ilirijanën, duke klikuar linkun:
https://www.klinikadigjitale.net/profile/prof-dr-sci-ilirijana-haxhibeqiri-karabdic/