Telegrafi

Klinika dentare “Medident” rihap dyert në lokacion të ri dhe modern

Klinika Dentare “Medident” ka hapur dyert e saj përsëri, kësaj radhe në një lokacion të ri dhe të mrekullueshëm në zemër të qytetit. Ky institucion dentar i njohur për cilësinë e tij të lartë dhe profesionalizmin e stafit, tani është gati të pranojë pacientët në një mjedis të ri dhe modern, me pajisje të fundit dhe objektin prej 200 metra katrorë.

Në krye të kësaj klinike dentare është Dr. Lendita, e cila së bashku me stafin e saj të kualifikuar dhe me përvojë, ofron shërbime dentare të cilat janë të nevojshme për secilën lami dentare. Me një staf prej 14 personash të specializuar në fusha të ndryshme dhe me salla të veçanta për secilën lami, Medident ka kaluar në një dimension tjetër në fushën e shërbimeve dentare.

Klinika Dentare “Medident” filloi punën në vitin 2000 në një lokacion të vogël, por falë suksesit dhe rritjes së saj të shpejtë, në vitin 2011 u zhvendos në Elkos Center. Tani, në vitin 2023, Medident ka hapur dyert e saj në një lokacion të ri dhe të përsosur në rrugën “Bajram Kelmendi“, afër qendrës së vaksinimit.

Në këtë lokacion të ri, Medident ka investuar në pajisjet dhe objektin e tij, duke bërë që pacientët të ndjehen të relaksuar dhe të kënaqur gjatë vizitave të tyre në klinikë. Nëse keni nevojë për shërbime dentare cilësore dhe profesionale, klinika dentare “Medident” është zgjidhja e duhur për ju!

Për më shumë informacione kontaktoni:

Facebook: Klinika Dentare Medident

Instagram: klinikadentaremedident

Tel: +383 49 272 803