Për herë të parë në rajon vjen trajtimi me laser i hemorroideve, fistulave dhe sinusve pilondalis në Klinikën Amerikane ‘Dr. Behar Kusari’. Ky shërbim është pa dhimbje e cila mundësohet me pajisjen më innovative dhe të teknologjisë së fundit dhe ky shërbim ofrohet vetëm në Klinikën Amerikane ‘Dr. Behar Kusari’ nën udheheqjen e Dr. Arsim Latifaj.
Çfarë është Leonardo Dual 45?
Leonardo është një sistem ose pajisje kirurgjikale që përdor teknologjinë më të avancuar të laserit për trajtimin e sëmundjeve të zorrës së trashë, rektumit dhe anusit. Kjo metodë është e specializuar dhe ofron disa benefite në krahasim me metodat klasike:
Trajtimi me Laser: Leonardo përdor një laser për të kryer ndërhyrjet kirurgjikale në zorrën e trashë dhe zonën e rektumit. Përdorimi i laserit lejon trajtimin e sëmundjeve të ndryshme, duke përfshirë hemorroidet, fisurat anale, fistulat, sinuset pilonidal dhe polipet.
Teknikat Specifike të Lasers: Leonardo përdoret për teknikat specifike të lasers si LHP® (LaserHemorrhoidoPlasty), FiLaC® (Fistula-tract Laser Closure) dhe SiLaC® (Sinus Pilonidalis Laser Closure).
Benefitet e Leonardo Dual 45 në krahasim me metodat klasike
LHP (LaserHemorrhoidoPlasty):
Ofron rezultate më të mira të largimit të hemorroideve.
Pa dhimbje dhe minimizon kohën e rikuperimit.
Ndalon gjakderdhjen gjatë trajtimit.
Është metodë e sigurt, e shpejtë dhe efektive pa prerje dhe plagë të hapura.
FiLaC (Fistula-tract Laser Closure):
Metodë minimale invasive për trajtimin e fistulave anale.
Siguron largimin e fistulës në mënyrë precize duke përdorur një fije lazer.
Efikasitet i provuar, ku 2/3 e pacientëve arritën shërim të plotë pas trajtimit të parë.
Mund të kombinohet me metoda tjera për të mbyllur ostiumit.
SiLaC (Sinus Pilonidalis Laser Closure):
Metodë e specializuar për trajtimin e sinusit pilonidalis.
Siguron shkurtimin e sinusit në mënyrë precize.
Arrin rezultate të shkëlqyera me plagë minimale në sipërfaqe.