Site icon Telegrafi

Klinaku: Askush nuk guxon t’i ulë pensionet e veteranëve

Faton Klinaku nga OVL e UÇK-së ka deklaruar se ministri i Financave,  Avdullah Hoti nuk guxon t’i dëgjojë rekomandimet e FMN-së për ulje të pensioneve të veteranëve, sepse do ta shkelë ligjin për veteranët.

Klinaku theksoi se është e habitshme se si FMN rekomandon ulje te pensioneve vetëm kur flitet për veteranët e UÇK-së.

Ai në emisionin “INFO 3 LIVE” në RTK3 tha se nuk do të ketë protesta pasi askush nuk do të guxojë ta shkelë ligjin, duke ulur shumën e këtyre pensioneve.

“Kjo është çështje e Kuvendit të Kosovës dhe jo e ministrit Hoti”, tha Klinaku.

Ndërsa Bahri Xhaferi nga MPMS-ja tha se nuk beson që do të ketë ulje të pensioneve, por megjithatë konfirmoi vështirësitë në sigurimin e mjeteve për këtë kategori. Ai tha se kjo çështje do të diskutohet në rishikimin buxhetor që do të bëhet në qershor./Telegrafi/

Exit mobile version