Është mbajtur turniri tradicional i futbollit të vogël në qytetin e Klinës i cili mbahet për nder të komandatit të UÇK-së, Mujë Krasniqi dhe dëshmorëve të kombit.
Kryetari i kësaj komune Zenun Elezaj, nëpërmjet një postimi në Facebook ka theksuar rendësinë e këtij turniri për arsye se i kushtohet ish- komandantit të UÇK-së Mujë Krasniqi.
“Bashkë me drejtorin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Driton Bardheci, kemi përcjellë finalen e turnirit në futboll të vogël që organizohet çdo vit nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport kushtuar komandant Mujë Krasniqit dhe dëshmorëve të kombit. Në finale u ndanë kupa, medalje, mirënjohje dhe çmim në vlerë monetare. Fitues i turneut u shpall ekipi “Frizer Trimi”, të cilit i uroj për lojën e bukur ekipore dhe për fitoren”, ka shkruar kryetari Elezaj.
Në finalen të këtij turneu ishin të pranishëm edhe kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj dhe drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport Driton Bardheci, të cilët ndanë medalje dhe mirënjohje mirënjohje.
Fitues të këtij turneu është shpallur ekipi “Frizer Trimi”.