Telegrafi

Klina akuzon KEDS-in për uzurpim të pronës publike

Komuna e Klinës ka akuzuar KEDS-in për uzurpim të pronës publike në rastin e vendosjes së njehsorëve nëpër shtylla elektrike.

Njëherësh Komuna ka kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të vendosjes së njehsorëve që po bën KEDS-i dhe heqjen e atyre që janë vendosur deri tashti, shkruan Koha Ditore.

Mirëpo, sipas zyrtarëve të KEDS-it, gjithçka është sipas standardeve ndërkombëtare dhe nuk paraqet uzurpim të pronës publike, kurse Komuna nuk është kompetente të vlerësojë rastin e rrezikshmërisë. /Telegrafi/