Në vazhdën e ngjarjeve aktuale lidhur me arrestimin e reperit P Diddy, u rritën shitjet e këngës “Lonely” nga Justin Bieber, me të cilin Diddy bashkëpunoi në fillimet e karrierës së tij.
Kënga “Lonely” është kënga e dytë nga albumi i gjashtë i Bieber i titulluar “Justice” nga viti 2021. Sipas të dhënave nga faqja Luminate, klikimet e këngës u rritën jashtëzakonisht me 1400 për qind.
Rritja erdhi pasi fansat në rrjetet sociale filluan të analizonin tekstin e këngës dhe ta vendosnin atë në kontekst me P Diddy.
Teksti i këngës i përkthyer nga anglishtja lexon:
“Të gjithë më panë të sëmurë
Ndihesha sikur askush nuk kujdesej
Ata kritikuan gjërat që bëra si një fëmijë budalla
Po sikur të keni gjithçka dhe të duket se nuk mund të telefononi askënd?
Ndoshta atëherë ai do ta dinte se kush jam unë
Sepse kisha gjithçka, por askush nuk më dëgjoi
Dhe kjo është thjesht vetmi
Unë jam shumë i vetmuar
I vetmuar”
Fansat deklarojnë se Bieber e shkroi dhe performoi këtë këngë për të “hedhur dritë mbi realitetin pas shkëlqimit të Hollywoodit”.
Kujtojmë se çdo ditë po dalin prova dhe regjistrime të reja për të gjitha veprimet për të cilat akuzohet P Diddy. Midis tyre, më herët u shfaq një regjistrim i një interviste mes P Diddy dhe Justin Bieber nga viti 2011, ku Diddy paralajmëroi Bieber të mos fliste për gjërat që bënin së bashku.
Reperi P Diddy aktualisht po përballet me më shumë se 120 akuza për shfrytëzim dhe abuzim seksual, por i ka mohuar të gjitha akuzat. Ai u arrestua më 17 shtator në New York dhe avokati Tony Buzbee, i cili do të përfaqësojë viktimat, deklaroi se Diddy drogonte njerëzit me një qetësues kuajsh.
Në aktakuzë thuhet se oficerët sekuestruan sasi të mëdha vaji për fëmijë dhe lubrifikantë në shtëpitë e tij në Miami dhe Los Angeles Përveç kësaj, ata zbuluan edhe armë zjarri dhe municione me numra serikë të dëmtuar. /Telegrafi/