Telegrafi

Klientja pështyu pjesëtarët e stafit në lokalin e ushqimeve të shpejta (Video)

Policia është vënë në kërkim të një klienteje, e cila pështyu mbi stafin e një lokali McDonald’s që ndodhet në Londër.

Nuk dihen arsyet konkrete, por ajo ishte pjesë e grupit të cilit iu ndalua hyrja, si pasojë e sjelljeve të këqija në të kaluarën, transmeton Telegrafi.

Me anë të pamjeve që janë shpërndarë, kërkohet të identifikohet e reja me sjellje abuzive.

Kjo është pjesë e përpjekjeve policore, që të ndalohej gjestet e tilla nëpër lokalet e ushqimeve të shpejta, që ndodhin zakonisht gjatë orëve të natës. /Telegrafi/