Site icon Telegrafi

Klienti i pështirë piu supë me garuzhdë në kuzhinën e super-marketit (Video)

Në një super-market të Çikagos së Shteteve të Bashkuara, një klient i paemëruar kreu një veprim shumë të pështirë, duke pirë supë me garuzhdë.

Pasi provoi supën prej tenxheres së përbashkët, u largua prej aty sikur të mos ketë ndodhur asgjë, transmeton Telegrafi.

“Kjo nuk është në rregull në shumë nivele, nuk ka supë më për ty” si dhe “ky qenka fantazma i këtij Halloween”, ishin dy prej komenteve të shumta.

Në anën tjetër, zyrtarë të super-marketit kanë thënë se e gjithë supa është zbrazur dhe nuk është shfrytëzuar prej klientëve të tjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version