Telegrafi

Klienti mbeti pa fjalë kur pa se duhet të paguante mbi 4 miliardë funte për pika në sy (Foto)

Një klient nuk ka mundur tu besonte syve të tij kur kishte parë se ilaçi të cilin e kishte blerë “kushtonte” rreth 4 miliardë dollarë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Martyn Chidlow, 55 vjeç, kishte shkuar në një dyqan në Wrexham, në veri të Uellsit, për të marrë një shishe për pika në sy, pas një skanimi të fundit.

Por babai i dy fëmijëve thotë se në momentin që deshi të bënte pagesën e ilaçit, në arkë u paraqit shifra prej 4,031,626,711.51 funte.

Supozohet se gabim ishte kompjuterik dhe se arka, në vend se të skanonte barkodin e ilaçit, ka bërë një gabim të tillë. /Telegrafi/