Telegrafi

Klienti la bakshish të majmë, pasi dëgjoi planet që kishte kamerieri për festat e fundvitit (Foto)

Person paying waiter for restaurant bill

Kamerieri i njohur vetëm si Ben, që punon në një restorant në Teksas të Shteteve të Bashkuara, kishte biseduar me kolegët e tij, se si dëshironte të shkonte në vendlindje për festat e fundvitit.

Derisa shpjegonte se si ëndërronte ta merrte edhe gruan shtatzënë dhe të shkonte te familja në Irlandë të Britanisë së Madhe, bisedën e tij e kishte dëgjuar një klient, transmeton Telegrafi.

Në momentin që ka paguar 122 dollarë për drekën dhe pijet, ai i ka lënë Benit edhe 750 dollarë bakshish.

“Shpresoj se kjo do të ndihmojë që të shkosh në Irlandë për festa”, ka shkruar në faturë klienti i panjohur.

Fotografia e fletëpagesës me bakshishin dhe mbishkrimin, është postuar në rrjete sociale, duke marrë shumë pëlqime dhe shpërndarje.

“Kjo ta kthen shpresën se ende ka njerëz të mirë dhe duan të ndihmojnë”, është një nga komentet e shumta. /Telegrafi/

Bakshishi