Site icon Telegrafi

Klienti i panjohur la bakshish pesëmijë për qind më të madh se pagesa: Ja çfarë i ka shkruar kamerierit!

Brendan Motill që është sjellë mirë me një klient, ka përfituar bakshish prej njëmijë dollarëve.

“Mbeta i shokuar dhe nuk mund të thosha asgjë”, ka thënë Motilli për ABC7 News, lidhur me bakshishin e fituar.

Ja çfarë shkruan klienti i panjohur, lidhur me bakshishin e lënë: “Brendan. Faleminderit për shërbimin me mirësjellje! Ju po kryeni një punë shumë të mirë si kamerier. Nuk di se çfarë janë shpresat apo dëshirat e juaja në të ardhmen, por besoj se ky bakshish do të ndihmojë. Shpresat e mija janë që njerëzit të jenë më paqësor me njëri-tjetrin. Bota mund të jetë shumë negative dhe agresive, prandaj unë bëj gjëra të mira, në mënyrë që njerëzit të shohin se ka edhe rrugë tjera. Paqja qoftë me ty vëlla”. /Telegrafi/
 

Exit mobile version