Telegrafi

Klienti i hutuar nga macja në ‘shitje’ (Foto)

Bible John nga Skocia, mbeti i befasuar kur shkoi në një supermarket në Tiverton të Anglisë dhe pa se aty ishte një mace, që po ‘shitej’ për dhjetë funte.

Fotografinë me kafshën që flinte në raft, ai e postoi në Twitter, ku nisi të shpërndahet me shpejtësi, transmeton Telegrafi.

Por, banorët e asaj zone, thanë se nuk është në shitje, por kjo mace quhet Mango, jeton në atë lokal dhe vetëm se kishte zënë atë hapësirë për të pushuar.

Shëtitjet e Maces nëpër supermarket

“Të hysh në atë shitore dhe të mos e shohim Mangon, është sikur të mos e kemi vizituar apo blerë diçka”, ishte një prej komenteve të shumta.

Mësohet se kjo mace kishte ikur para dy vitesh, apo është vjedhur, por është kthyer pas kërkimeve të vazhdueshme në rrjetet sociale. /Telegrafi/