Të paktën 12 persona janë lënduar në një qendër tregtare, kur klientët tentuan të kapin balonat brenda të cilëve kishte zarfe për blerje të mallrave të ndryshme pa pagesë në qendrën Westfield Peramot në Sidney të Australisë.
E në videon e publikuar më poshtë shihen qindra blerës duke tentuar të kapin zarfet me ngjyrë ari, argjendi dhe të bardhë, që ishin futur brenda balonave që duhej shpërthyer, transmeton Telegrafi.
Si pasojë e kësaj shumë persona kanë pësuar lëndime derisa po shtyheshin, se kush do t’i kapë i pari dhe do të mbledhë më shumë, raporton Reuters.
Mjekët në spitalin më të afërt kanë konfirmuar se tre të lënduarit kanë pësuar lëndime serioze, siç është shtypja në gjoks, dhimbje në qafë dhe shpinë. /Telegrafi/