Telegrafi

Klientët më të shpeshtë dhe sjellja në shtrat në bazë të profesioneve – sipas një shoqëruese të meshkujve

(Foto: We Heart It)

Amanda, një eskortë disavjeçare e meshkujve, ka pohuar se për shkak të përvojës së saj, ajo di të gjykojë se si do të jetë një mashkull në shtrat në bazë të profesionit të tij.

44-vjeçarja tash bën një jetë familjare më të qetë në Australi dhe gjatë karrierës së saj në industrinë e eskortës përdori pseudonimin Samantha X.

Oficerët e policisë

Ajo thotë se oficerët e policisë janë të ashpër, qesharakë dhe me këmbë në tokë.

“Seksi është gjithmonë mjaft i shpejtë dhe ata janë gjithmonë të lodhur. Më premtonin se një ditë do të paraqiteshin tek unë me uniformë, por nuk ndodhi kurrë sepse kishin frikë se mos i kapnin”, ka rrëfyer ajo për The Mirror.

Avokatët

“Avokatët priren të bëjnë seks të çuditshëm plot eksitim. Ata flasin bukur dhe vishen mirë, por janë pak psikopatikë”, ka theksuar ajo.

(Foto: Pixers)

Mjekët

“Ata kanë një ‘kompleksin e Zotit’ dhe shumë prej tyre bien në dashuri shumë lehtë. Ata kanë histori të shkëlqyera dhe paralojë të mirë, gjë që do të shpresonit, sepse ata i njohin mirë trupat e njeriut”, ka shpjeguar Amanda.

Bankierët

“Seksi me ta zakonisht është i keq, sepse ata pinë shumë paraprakisht. Ata janë të njëjtë si avokatët, përveç se bankierëve u mungon sharmi dhe humori. Ata kanë ego të madhe dhe shpesh janë në borxhe”, ka theksuar eskorta.

Punonjësit e IT-së

“Këta janë klientët më të zakonshëm. Nëse jeni duke kërkuar për një njeri që është i mirë me duart e tij, rekomandimi im është punonjës në industrinë e IT. Mos i pyetni asgjë për punën e tyre, sepse ekziston rreziku që ata të flasin gjerësisht për të. Atyre u pëlqejnë shumë paralojërat, përqafimet dhe kanë erë të këndshme”, i ka përshkruar Amanda klientët e saj më të shpeshtë.

Ndërtuesit dhe hidraulikët

“Ata janë shumë të vëmendshëm në dhomën e gjumit dhe nuk mund ta besoj se sa seksi janë në kostumet e tyre të punës. Janë të sinqertë dhe unë kam takuar vetëm meshkuj beqarë, sepse meshkujt në ato profesione në përgjithësi nuk janë të prirë të tradhtojnë. Ata shpesh nuk kanë qëndruar gjatë, dinin të emocionoheshin porsa më shihnin të zhveshur dhe angazhoheshin shumë për paralojën”, ka përfunduar Amanda. /Telegrafi/