Në ngjarjen që ka ndodhur diku në Shtetet të Bashkuara, shihet një grua që u bërtet dy punonjëseve në një lokal, ku shitet ushqimi i shpejtë.
Ato ishin “fajtore”, sepse i kishin vënë asaj speca të gjelbra në vend të atyre të kuqë e pikantë, transmeton Telegrafi.
Krejt kjo “tollovie” kishte ndodhur, sepse ato nuk e kishin kuptuar porosinë, shkaku i mosnjohjes së gjuhës angleze.
Por, klientja që bërtet dhe i fyen punonjëset, para se të dilte harron ta hapte derën. Ndaj, përplaset keq me xhamin e derës, në prani të të gjithë të pranishmëve. /Telegrafi/