Cardi B. është një prej artisteve më të suksesshme të vitit që po lëmë pas në industrinë muzikore.
Ajo po vazhdon me sukses të sjell projekte të reja muzikore si dhe të mbajë koncerte të anembanë globit.
E duket se bukuroshja nuk do ta mbyll vitin pa e publikuar edhe një këngë të re, ku merret vesh se pjesë e videos do të jetë edhe një shqiptar.
Bëhet fjalë për reperin shqiptar që jeton dhe vepron në SHBA, i cili është pjesë e labelit TBA, Klepton.
Ai është figurant në videon e reperes amerikane, i cili ka mbaruar me xhirimet gjatë orëve të para të ditës së sotme.
Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtari përmes llogarisë personale në Instagram teksa ka publikuar fotografi nga seti i xhirimeve me reperen, ndërsa ai ka një rol shumë interesant me një armë në dorë.
Ndryshe, Klepto është duke punuar në projekte individuale muzikore që do t’i sjell gjatë vitit të ardhshëm. /Telegrafi/