Mbrojtësi i kombëtares franceze, Benjamin Pavard, thuhet se i ka dhënë fund beqarisë.
Ylli i futbollit ka njoftuar së fundmi se është fejuar me bukuroshen shqiptare, Kleofina Pnishi.
Ata kanë ndarë momentin e lumtur në rrjete sociale, ku modelja i ka thënë ‘PO’ propozimit të tij të bërë në Shqipëri.
Por, kush është e dashura e futbollistit të Interit?
Kleofina ka lindur më 23 korrik të vitit 1994 dhe me origjinë është nga Gjakova. Ajo është një modele e njohur në Francë. E njëjta u zgjodh ‘Miss Provence’ në vitin 2017.
Ajo ka një vëlla dhe një motër. Babai i saj është drejtues i një kompanie, gjersa e ëma amvise. Ata u zhvendosën në Peyrolles në vitin 1999, ndërsa u larguan nga Kosova, në mes të një lufte.
Bukuroshja u diplomua në Shkollën e Gazetarisë dhe Komunikimit të Aix-Marseille.
Kleofina u zgjodh ‘Miss Provence 2017’ dhe ‘Miss France 2018’.
Në vitin 2019, ajo merr pjesë në sezonin 12 të ‘Peking Express’ së bashku me Julia Sidi-Atman.
Pnishi ka qenë e angazhuar po ashtu edhe në fushën e filmit dhe televizionit. /Telegrafi/