Site icon Telegrafi

Kleodiana e “Big Brother Albania 9” i rikthehet jetës së dikurshme, sërish balerinë nate (Foto)

Kleodiana ishte një nga banoret e këtij edicioni të Big Brother që nuk mund të harrohet lehtë.

Jo vetëm sepse ka qenë e vetmja konkurrente me flokë blu, por edhe prej debateve e sherreve që shpeshherë kanë ndodhur në shtëpinë e beqarëve.

Për fat të keq, Kleodiana nuk e vazhdoi lojën pasi as ajo as Egnajti nuk pranuan të vazhdonin çift në shtëpinë e çifteve. Megjithatë Kleodiana ka arritur të fitojë diçka nga Big Brother, famën.

Pas dy muajsh që ka dalë nga Big Brother, Kleodiana ka ndryshuar shumë.

Ish-banorja është kthyer në bionde. Gjithashtu Tabloid.al ka mësuar se Kleodiana i është kthyer profesionit si kërcimtare nate, siç deklaroi edhe në Big Brother. Në fotot më poshtë mund të shihni ndryshim e ish-banores.

 

 

Exit mobile version