Site icon Telegrafi

Klement Balili ishte arrestuar në vitin 2006, bashkë me dy policë, për 750 kg hashash

Klement Balili u arrestua për herë të parë në vitin 2006. Ai u ndalua së bashku me dy policë të Komisariatit të Sarandës, gjatë një tentative për trafikimin e një sasie prej 750 kg kanabis drejt Greqisë.

Në atë kohë, i ashtuquajturi “Eskobari i Ballkanit” bëri pak muaj burg, për t’u rikthyer në shënjestrën e drejtësisë sërish në vitin 2016.

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Emri Vata, i cili në vitin 2006 drejtonte edhe operacionin ku Balili u vu në pranga, thotë se ky person ka anashkaluar institucionet e shtetit për më shumë se 2 vite.

Sipas tij, vetëdorëzimi njihet si praktikë policore, por vetëm në kushtet e flagrancës, raporton tch.

“Nuk ka as operacion, as vetëdorëzim, ka vetëm paraqitje. Në këtë rast, Policia e Shtetit ka bërë vetëm sigurimin fizik të personit, nga Delvina në Tiranë, si polici private”, tha Emri Vata, ish-drejtor policie.

Ministri i Brendshëm e cilësoi ndalimin e Balilit një operacion të suksesshëm, ndërsa ky i fundit është shoqëruar nga vet kryepolici Ardi Veliu, pas negociatave disaditore. /Telegrafi/

Exit mobile version