Telegrafi

Klement Balili dërgohet te Krimet e Rënda (Foto)

Klement Balili ka lënë qelitë e paraburgimit në Policinë e Tiranës, rreth orës 13:33 të kësaj të enjteje, për t’u drejtuar për në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku do të zhvillohet edhe procesi për njohjen me akuzat që rëndojnë mbi të dhe me masën e sigurisë që do të vendoset ndaj tij.

I ashtuquajturi “Eskobari i Ballkanit” u vetëdorëzua të martën në polici, pas një operacioni dymujor që i ngrushtoi lakun trafikantit në kërkim.

Lexo po ashtu Rrëfimi i Eskobarit të Ballkanit: Policia nuk m'u afrua kurrë në zonën ku rrija (Video)

Dorëzohet Klement Balili. Operacioni dymujor i shtrëngoi lakun trafikantit në kërkim.

Balili u dorëzua nën shoqërinë e avokatit të tij mbrojtës pranë policisë, në një kohë kur Prokuroria e Krimeve të Rënda sapo kishte dorëzuar dosjen hetimore në gjykatë për të paktën 4 vepra penale, më të rëndat e të cilave “trafik ndërkombëtar droge” dhe “krijim e pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal”. /Tch/Telegrafi/