Gjykata Administrative e Maqedonisë do të hedh poshtë vendimin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) për anulimin e votimit në Gostivar, me çka do të mund të arrihet formimi i qeverisë, tha në një deklaratë gazetën serbe “Politika”, analisti politik Sasho Klekovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Klekovski vlerëson se vendimi i Gjykatës Administrative nuk duhet të jetë i habitshëm, për shkak se Gjykata edhe më parë kishte lëndë të tilla.
‘Paditë janë të refuzuara për shkak të një vote që të anulohet votimi në një vendvotim ku ka 800 votues e më shumë, sepse ajo votë nuk mund të ndikojë në rezultatet e zgjedhjeve. Pritshmëritë e mia janë që Gjykata do të refuzojë vendimin e KSHZ-së për anulimin e votimit, e cila do të hapë fazën e ardhshme, formimin e qeverisë’, tha Klekovski për “Politika”.