Në emisionin “Intervista” që transmetohet në Televizionin SHENJA, i ftuar i radhës është Sasho Klekovski, me të cilin është biseduar për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve, Klekovski tha se zgjedhjet nuk janë zgjedhje, në kushte kur në to merr pjesë vetëm një parti politike. Klekovski gjithashtu tha se një shembull i këtillë nuk mund të haset në asnjë vend demokratik të botës.
Duke folur për atë se kush mund të përfiton nga zgjedhjet e këtilla, Klekovski tha se askush nuk do të përfitojë, përkundrazi të gjithë do të jenë humbës, e sidomos shteti dhe qytetarët e vendit.
Klekovski tha se falja e politikanëve që e bëri presidenti Ivanov, e bëri që edhe BDI të ndryshojë mendje dhe të mos shkojë në zgjedhje, përndryshe nëse nuk do të ndodhte një veprim i këtillë i Ivanovit, BDI do të shkonte në zgjedhje me OBRM-në edhe pa LSDM-në. Mirëpo, siç tha Klekovski, vendimi i Ivanoit ka prishur baraspeshën mes zgjidhjes politike dhe zgjidhjes juridike të krizës, dhe kjo ka bërë që BDI të heq dorë nga vendimi fillestar për të marrë pjesë në zgjedhje.
Duke folur për iniciativën që BDI ka parashtruar para Gjykatës Kushtetuese në lidhje me vendimin e Parlamentit për shpërbërje dhe shpallje të zgjedhjeve, Klekovski tha se edhe më herët ka pasur iniciativa të këtilla, por janë refuzuar. /Telegrafi/