Telegrafi

Klay Thompson shkëlqen me 45 pikë, Warriors triumfojnë kundër Lakersave

Mbrëmë janë zhvilluar katër ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Kampioni në fuqi i NBA-s, Golden State Warriors po vazhdon me sukses që të rrëmbej fitore të njëpasnjëshme në këtë kampionat.

“Luftëtarët” kanë triumfuar si mysafirë në Staples Center kundër Los Angeles Lakers me rezultat 130:111.

Vetëm çereku i fundit i takoi vendasve gjersa në tri të tjerët më superior ishin kampionët, ku në periudhën e tretë shënuan 45 pikë.

Basketbollisti më efikas i kësaj ndeshje ishte Klay Thompson që realizoi 45 pikë ndërsa u ndihmua edhe nga Kevin Durant me njëzet sosh. Stephen Curry regjistroi ‘double-double’ në saje të 11 pikëve dhe 12 asistimeve.

Ivan Zubac ishte më i miri në radhët e ekipit e Lakers me 18 pikë ndërsa një më pak e shtoi Brandon Ingram. LeBron James ende vazhdon të mbetet jashtë parketit shkaku i një lëndimi të pësuar javë më parë.

Pas kësaj, Golden State ka bilanc prej 33 fitoreve dhe 14 humbjeve gjersa për Los Angelesin, ky ishte pësimi i 23-të kundrejt 25 triufmeve.

Ndryshe, Warriors në takimin e radhës do të luajë kundër Washington Wizards gjersa Lakersat do të balalfaqohen me Minnesota Timberwolves. /Telegrafi/

Rezultatet tjera:

Boston 107:99 Miami

Philadelphia 121:93 Houston

Utah 104:109 Portland