Site icon Telegrafi

Klay Thompson realizon 52 pikë në fitoren e Warriors kundër Bullsave

Mbrëmë janë zhvilluar nëntë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Kampioni i NBA-së, Golden State Warriors kanë shënuar fitoren e radhës duke ngritur numrin e triumfeve në shtatë.

Luftëtarët triumfuan kundër skuadrës së Chicago Bulls me një diferencës prej 25 pikëve, 149-124.

I mjaftuan dy periudhat e para mysafirëve që të krijojnë një epërsi të lartë, e cila ishte e paarritshme për vendasit.

Klay Thompson ishte fantastik dhe enigmë e pazgjidhur e ‘demave’ pasi arriti të shënoj 52 pikë, duke lënë nën hije Stephen Curryn, i cili shtoi 23 sosh.

Te Bullsat më të mirët ishin Zach LaVine me 21 pikë, po aq pikë realizoi edhe Antonio Blakeney.

https://youtu.be/TETHGF49GJ0?t=6

Pas kësaj, Golden State ka bilanc prej shtatë fitoreve dhe një humbje gjersa Chicago ka dy fitore dhe pesë humbje.

Në takimet e radhës Warriors do të takohen me New Orleans Pelicans gjersa Bullast do të luajnë kundër Denver Nuggets. /Telegrafi/

Rezultatet tjera:

Indiana 93-103 Portland

https://youtu.be/HGML2I2QylA?t=1

Philadelphia 113-92 Atlanta

New York 115-96 Brooklyn

Miami 113-123 Sacramento

Minnesota 124-120 LA Lakers

Milwaukee 124-109 Toronto

San Antonio 113-108 Dallas

Denver 116-111 New Orleans

 

Exit mobile version