Janë zhvilluar shtatë ndeshje të reja në elitën e basketbollit amerikan NBA.
Vëmendja e adhuruesve të basketbollit ka qenë në Chase Center të San Franciscos, ku janë përballur Golden State Warriors me kampionin në fuqi Milwaukee Bucks.
Warriors e kanë fituar këtë takim me 13 pikë diferencë 122:109 falë një ndeshje fantastike nga fillimi deri në fund të saj.
Klay Thompson ishte më i miri te vendasit në këtë sfidë me 38 pikë të realizuara, ku shënoi plot tetë treshe.
Kontribut të madh dha edhe Jordan Poole me 30 pikë, derisa Andrew Wiggins e mbylli takimin me 21 të tjera.
Tek skuadra mysafire më efikasi ishte Giannis Antetokounmpo me 31 pikë, por që në fund nuk mjaftuan për fitore. /Telegrafi/