Klay Thompson, ylli i Golden State Warriors ka lënduar ligamentet në finalen e gjashtë të NBA-së kundër Toronto Raptors.
Basketbollisti u lënduar pas një ballafaqimi me Danny Greenin dhe më pas ra në parket, ku shihet duke mbajtur gjurin e majtë.
Me ndihmën e shokut, ai u nis për në tunel, por u kthye shumë shpejt. Tifozët vendas ishin të kënaqur, por në fund doli se Thompson nuk ishte në gjendje të vazhdonte ndeshjen.
Golden State’s Klay Thompson has suffered a torn ACL in his left knee, his agent Greg Lawrence tells ESPN.
— Adrian Wojnarowski (@wojespn) June 14, 2019
Rimëkëmbja nga kirurgjia frontale e ligamentit zgjat për të paktën gjashtë muaj, kështu që nuk ka gjasa që lojtarin ta shohim deri në fillim të vitit 2020.
Përveç kësaj, Klayit i ka përfunduar kontrata me ish-kampionët e basketbollit amerikan. Edhe pse pritej që Warriors t’i ofronin një kontratë të re, e cila kap shifrat prej rreth 190 milionë dollarëve për pesë sezone, mbetet që të shihet se si do të veprohet. /Telegrafi/