Site icon Telegrafi

Klauzolë e ‘çmendur’ dhe një pagë e majme – Real Madridi po e blindon Viniciusin

Real Madridi po mendon që sa më shpejt të blindojë Vinicius Juniorin menjë kontratë të re.

Marrëveshja aktuale e brazilianit me Los Blancos skadon në verën e vitit 2024, dhe këta të fundit janë në dijeni për interesimin e skuadrave të tjera.

Klubi spanjoll planifikon që t’i ofrojë kontratë Viniciusit deri në vitin 2028, duke e blinduar për gjashtë vite të tjera.

Lexo po ashtu Gara për Topin e Artë: Benzema parakalon Lewandowskin në renditjen për çmimin presitigjioz

Ndërsa, paga vjetore e brazilianit mund të shkojë mbi dhjetë milion euro, përfshirë këtu edhe bonuset.

Klauzola që skuadra spanjolle planifikon t’i vë lojtarit është një miliard euro, për dallim nga ajo aktuale që është 350 milionë.

21-vjeçari është i gatshëm të firmosë kontratën e re , por që pengesë do të jetë tek paga – pasi me formën aktuale, do të kërkojë një shumë më të lartë. /Telegrafi/

Exit mobile version