Telegrafi

Klauzola që mund të ndalojë Chelsean dhe Tottenhamin të shkojnë për Julian Nagelsmannin

Chelsea dhe Tottenham mund të mendojnë dy herë për Julian Nagelsmannin – pasi ata do të duhet të paguajnë kompensim te Bayern Munichu për shërbimet e tij.

Gjermani është në listën e dëshirave të Spurs, të cilët janë duke kërkuar që një javë për zëvendësuesin e Antonio Contes dhe Blutë, të cilët ndoqën hapat e rivalëve të tyre në Londër duke shkarkuar Graham Potterin të dielën (2 prill) në mbrëmje.

Nagelsmann po ashtu u shkarkua nga Bayerni, po ata ende e paguajnë atë, derisa të gjejë një punë të re ose kur kontrata të skadojë në vitin 2026. Si i tillë, çdo klub që dëshiron ta nënshkruajë atë do të duhet të grumbullojë miliona për blerë kartonin e tij.

Lexo po ashtu "Arma sekrete" e Chelseat që mund ta bindë Nagelsmannin ta refuzojë Tottenhamin dhe të shkojë në Stamford Bridge

Eksperti evropian i futbollit Kevin Hatchard shpjegoi për talkSPORT: “Këtu ka një tjetër komplikim. Nagelsmann është i pushuar, teknikisht, por është ende në librat e Bayernit”.

“Bayerni nuk do ta lërë atë të shkojë falas, veçanërisht nëse Todd Boehly është i interesuar”.

Ky nuk është një lajm i mirë për asnjërin nga klubet e interesuara. Që kur Tottenham hoqi qafe Andre Villas-Boas në vitin 2013, ata kanë shpenzuar 60 milionë euro për shkarkimin e trajnerëve.

Lexo po ashtu Me Nagelsmannin si trajner dhe gjashtë transferime të reja - dy formacionet si mund të luajë Chelsea nga sezoni i ri

Ai u kushtoi atyre gjashtë milionë euro, Mauricio Pochettino mori 15 milionë euro, Jose Mourinho mbi 20 milionë euro, Nuno Espirito Santo mori 16 milionë euro dhe Conte u largua me 6 milionë euro.

Ndërkohë, Chelsea thuhet se shpenzoi një tarifë rekord botëror prej 25 milionë euro për të siguruar shërbimet e Potter nga Brighton vetëm shtatë muaj më parë.

Ata për fat të mirë kanë shmangur një shumë tjetër të paprecedentë prej 60 milionë euro për ta shkarkuar atë, në vend të kësaj duke paguar një shumë 15 milionë euro. /Telegrafi/