Barcelona është në krizë të lëndimeve ku Ousmane Dembele dhe Luis Suarez, kanë humbur pjesën tjetër të sezonit.
Duke folur për shumë gjëra, Suarez ka treguar se në opsion është edhe një klauzolë për rinovimin automatik të kontratës së tij aktuale me klubin.
Marrëveshja aktuale e Suarez me Blaugrana përfundon në qershor 2021, megjithatë ai mund të rinovojë deri në qershor të vitit 2022, nëse luan të paktën 60 për qind të ndeshjeve në sezonin 2020/21.
“Ekziston opsioni që vitin e ardhshëm nëse luaj 60 për qind të ndeshjeve për të cilat jam i disponueshëm, unë rinovoj”.
“Jam i lumtur këtu edhe familja ime është gjithashtu”.
“Unë jam aty ku kam dashur gjithmonë të jem dhe ndihem i dobishëm, por vendimi duhet të vijë nga klubi, unë dua të qëndroj këtu, por kjo nuk varet nga unë”, ka thënë Suarez në një intervistë për RAC1.
Tutje Suareza foli edhe për dëmtimin, duke thënë që kishte kohë që luante me dhimbje në gju. /Telegrafi/