Telegrafi

Klauzola e veçantë që Bartomeu e ka përfshirë në kontratën e Setien, për presidentin e ardhshëm

Quique Setien është bërë trajner i Barcelonës, pasi klubi vendosi t’i ndante rrugët me trajnerin e deritanishëm, Ernesto Valverde.

Pas prezantimit të tij, u bë e ditur se strategu i ri i katalunasve ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2022.

Mirëpo, duke qenë se zgjedhjet presidenciale te Barca janë në vitin 2021, ishte befasi pse Setienit është dhënë një kontratë aq e gjatë.

(Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Megjithatë, presidenti aktual, Josep Maria Bartomeu, është kujdesur që të kontratë ta përfshijë një klauzolë, sipas të cilës presidenti i ri i klubit do të vendosë nëse do ta mbajë apo ta largojë 61-vjeçarin.

Lexo po ashtu Setien nënshkroi kontratë dyvjeçare me Barcelonën, por klauzola e tij është më ndryshe

Kjo do të thotë se kandidatët për zgjedhjet e vitit të ardhshëm, në kuadër të premtimeve të tyre mund ta përfshijnë edhe emrin e ndonjë trajneri të ri. /Telegrafi/