Telegrafi

Klauzola e Lautaros te Interi ka skaduar

Arsenali dhe Atletico Madridi vazhdojnë të jenë të interesuara për Lautaro Martinez, derisa klauzola e tij te Interi ka skaduar.

Nerazzurët duhet të balancojnë librat ekonomik, ndërsa tashmë kanë shitur Achraf Hakimin te Interi për 71 milionë euro.

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi dhe drejtori Beppe Marotta kanë mohuar se ata do të shesin edhe ndonjë yll të skuadrës, por The Gunners dhe Los Rojiblancos e duan Martinezin.

Edhe pse interesimi i Arsenalit është i madh, argjentinasi ka bërë të ditur se ai largohet nga kampioni i Serie A vetëm për ndonjë skuadër spanjolle, gjersa vitin e kaluar ishte kërkuar nga Barcelona.

Lautaro ka një klauzolë 111 milionë euro te Interi, por sipas Calciomercatos, ajo ka skaduar në korrik.

Andaj, klauzola e tij nuk është e vlefshme dhe çmimi i sulmuesit besohet se ka rënë në shumë e 80-90 milionë euro. /Telegrafi/