Përkushtimi i Neymar në shërbim të Barcelonës është gati të forcohet.
Pas vetëm disa orëve, klauzola e largimit të brazilianit do të rritet automatikisht.
Kjo u pranua nga të dyja palët kur sulmuesi rinovoi kontratën në muajin mars.
Nga 1 korriku, kjo klauzolë do të rritet nga 200 në 222 milionë euro gjatë sezonit 2017-2018, transmeton Telegrafi.
Në këtë mënyrë, Barça do të arkëtojë më shumë para në rast të largimit të reprezentuesit të Brazilit.
Përveç kësaj, në të njëjtën kontratë që ata kishin nënshkruar, klauzola do të rritet vitin e ardhshëm në 250 milionë, një shifër që do të mbetet gjatë tre sezoneve të mbetura të kontratës për Neymarin (2018-2019, 2019-2020 dhe 2020-2021). /Telegrafi/