Site icon Telegrafi

Klauzola e largimit të Milot Rashicës nga Werderi skadon më 15 qershor

Werder Bremen pritet të humbë Milot Rashicën në këtë afat kalimtar të kësaj vere.

Ylli kosovar nuk dëshiron që të qëndrojë më te skuadra gjermane, pasi klubi është shumë afër të bije në Bundelsiga 2.

Në klauzolën e vushtrriasit thuhet se ai mund të largohet nga Werder Bremeni vetëm nëse një skuadër paguan 38 milionë euro për kartonin e tij, raporton Sport Bild.

Por, në anën tjetër, aty potencohet se nëse klubi bije nga liga, atëherë skuadra që dëshiron të transferojë atë, duhet t’i paguajë vetëm 15 milionë euro.

Lexo po ashtu Transferim rekord për Werderin dhe ndër më të shtrenjtët në histori të Bundesligës, zbulohet çmimi që Leipzig do të paguajë për Rashicën

Bundesliga nuk mund të kompletohet para asaj date, andaj kjo i bije që reprezentuesi i Kosovës mund të largohet vetëm në çmimin e plotë.

Për Rashicën janë të interesuar klube si Liverpool, Rasenball Sport Leipzig, Borussia Dortmund dhe West Ham United. /Teegrafi/

Exit mobile version