Marrëveshja e transferimit të Victor Osimhen përbman një klauzolë të rrallë dhe të veçantë e cila mund të sjell një tjetër sagë gjatë janarit.
Sulmuesi nigerian ishte lidhur fortë me një transferim të mundshëm tek Al Ahli ose Chelsea këtë verë dhe ishte subjekt i ditës së fundit të afatit kalimtar veror, me oferta nga të dyja klubet.
Ekipit arab iu pranua oferta prej 67.3 milionë eurosh nga Napoli por që në fund ata vendosën të nënshkruajnë me Ivan Toney nga Brentford.
Tani është zbuluar se Osimhen ka një klauzolë të vendosur në kontratën e tij me Galatasaray, të cilët kanë pranuar t’ia plotësojnë dëshirën.
Sipas gazetës turke A Spor, kjo klauzolë është e vlefshme vetëm për 10 klube të veçanta. Nëse ndonjëra prej këtyre klubeve të panjohura dërgon një ofertë në janar, atëherë ai do të ketë lejen për t’u larguar.
🎙️ Levent Tüzemen: Victor Osimhen, Galatasaray’daki sözleşmesine özel bir madde koydurmuş. 10 tane takım ismi vermiş. Bu takımlardan teklif gelirse Ocak ayında ayrılma izni istemiş. Bu da kabul edilmiş. pic.twitter.com/DX1ViqfFKk
— A Spor (@aspor) September 2, 2024
Në përpjekje për t’u larguar përfundimisht nga Napoli, Osimhen po ashtu ka kërkuar që klauzola e tij e lirimit të zbresë nga 130 milionë në 75 milionë euro.
Kontrata e tij në ‘Diego Armando Maradona’ skadon në qershor të 2026, por është e sigurt për t’u thënë se Osimhen e ka luajtur ndeshjen e tij të fundit për Napolin.
Osimhen kishte nënshkruar për klubin italian në vitin 2020 për një shifër rekord të klubit prej 65.6 milionë eurosh.
Gjatë këtyre viteve si lojtar i Napolit, ai arriti që të shënojë 76 gola në 133 ndeshje, duke përfshirë 31 në të gjitha garat gjatë sezonit 2022/2023 ku edhe arritën të shpallen kampion i Serie A./Telegrafi/