Telegrafi

Klaudia Pepa zbulon si do jetë skena e “Këngës Magjike”: Jam shumë e emocionuar

Këtë vit është edicioni i 20 i “Këngës Magjike” dhe së shpejti nisin netët finale në Pallatin e Koncerteve.

Siç ka lajmëruar Ardit Gjebrea, krah tij do të prezantojnë moderatorja Bora Zemani dhe balerina, Klaudia Pepa.

Pak ditë më parë, Klaudia e cila prej kohësh jeton në Itali, tha në një lidhje telefonike tek “E diela Shqiptare” se do vijë me 12 balerinë meshkuj profesionistë nga Mediaset.

Ndërsa ditën e djeshme, ajo ka zbuluar sesi do jetë skena e “Këngës Magjike”.

Balerina e famshme ka postuar një video në “Instastory” ku shihet duke filmuar skenën që duket futuristike dhe shkruan se është shumë e emocionuar dhe po punohet fortë.

Kënga Magjke ka yje të mëdha të muzikës sivjet. /panorama/