Telegrafi

Klasikë – kostumi i meshkujve në modën e femrave

Kjo dukje për disa asnjëherë nuk del nga moda dhe gjithmonë është elegante, ndërsa të tjerëve nuk u pëlqen, u bë një hit i modës midis personave të njohur.

Kostumin e zi klasik di ta kombinojë top modelja Kate Moss, të cilën e konsiderojnë si një ikonë të modës me stil. Këtë stil e pranuan dhe aktoret Winona Ryder dhe Halle Berry. Stili i androginit për veshje dhe kostumeve të meshkujve nuk është një risi në modë. Kostumi i zi i quajtur “Le Smoking” nga shtëpia e modës “Ives Sant Laurent” për herë të pare është krijuar në vitin 1996 kur kishte popullaritet të madh.

Mënyra e duhur për kombinim të kostumit të zi klasik është me shtimin e detaleve të femrave, sepse nga ana e kundërt do të duken shumë klasike dhe mashkullore. Mund të kombinohet me take të larta, streçe në vend të pantallonave dhe papion në vend të klasikes. Dukja e tillë garanton një hit të vërtetë modern dhe paraqet një dukje që vërehet dhe tërheq lehtë vëmendjen e njerëzve. /Telegrafi/