Juventus ka zbuluar fanellën e re për 2021-22 dhe do të veshë modelin e ri në finalen e Kupës së Italisë kundër Atalantës të mërkurën.
Biankonerët kanë prezantuar fanellën e re bazë, e dizajnuar nga marka e njohur Adidas për edicionin e ardhshëm, të frymëzuar nga Allianz Stadium.
Vija klasike me një kthesë moderne dhe shkrimin ’10 vjet në shtëpi’ në jakë, për të kujtuar përvjetorin e inaugurimit të stadiumit të Juventusit.
Zonja e Vjetër do të veshë fanellën e re në Kupën e Italisë nesër dhe kundër Bolonjës në ndeshjen e fundit të sezonit, e planifikuar për 23 maj.
Ndërsa, kategoria e femrave do ta veshë atë për herë të parë kundër atyre të Interit. /Telegrafi/
Home is where every dream begins. 𝗦𝗲𝗺𝗽𝗿𝗲.
Vi presentiamo il nostro nuovo Kit Home per la stagione 2021/22 by @adidasfootball ⚪️⚫️ – Get yours now! #createdwithadidas #FinoAllaFine #ForzaJuve
— JuventusFC (@juventusfc) May 18, 2021