Telegrafi

Klasifikimi botëror: Në Francë jetohet më mirë se kudo, pastaj në Australi e Zvicër

Franca renditet aktualisht si vendi i parë në botë sa i përket cilësisë së jetesës, sipas një studimi botuar në revistën globale “Living International”.

Pas Francës renditen Australia, Zvicra, Gjermania, Zelanda e Re, Luksemburgu, Shtetet e Bashkuara, Belgjika, Kanadaja, Italia, Holanda, Norvegjia, Austria, Lihtenshtejni, Malta, Danimarka dhe Spanja.

Renditja e ulët e SHBA-ve në këtë studim shpjegohet me rënien e standardit të jetesës pas krizës ekonomiko-financiare të cilat kanë shtuar problemet e jetesës dhe të sigurisë së qytetarëve në këtë vend.

Parametrat ku është bazuar studimi për të vlerësuar cilësinë e jetesës janë kostoja e jetesës, kultura dhe rekreativiteti, gjendja ekonomike, klima dhe mjedisi, liria personale, kujdesi shëndetësor, si edhe siguria e brendshme.