Site icon Telegrafi

Klasa me një nxënës

Klasat në këtë shkollë kanë mbetur pothuajse të zbrazura. Ndonëse para më shumë se pesëdhjetë vitesh në këtë shkollë ishin mbi 200 nxënës, sot ajo ka vetëm 20 të tillë, 14 në ndërrimin e paradites dhe vetëm gjashtë në atë të pasdites.

Armend Ahmeti është nxënësi i vetëm i paraleles së klasës së parë të kësaj shkolle. Ai zgjohet herët në mëngjes dhe nuk ka se me kë ta ndajë rrugën katërkilometërshe të cilën e bën çdo ditë për të shkuar deri te shkolla e fshatit “Tefik Çanga”, në fshatin Ballaban të komunës së Prishtinës.

“Zgjohem herët, nuk kam se me kë ta ndaj gjithë atë rrugë. Hy në mësim në orën 12:00 të ditës ndërsa nga shtëpia nisem në orën 10:00, sepse më duhet të ec shumë”, thotë Armendi. Ndonëse klasa në të cilën mëson ai i ka mbi tetë karrige, dhe katër banka shkollore, në të qëndron i heshtur vetëm Armendi… /Tribuna/
 

Exit mobile version