Telegrafi

Klasa franceze fiton “Palmën e artë”

Ndoshta ata fituan pasi që ishin filmi i fundit që u shfaq, pas një maratone filmash të mirë në Cannes. Ky film u shfaq në natën e parafundit të festivalit.

Një duartrokitje e gjatë dhe urimet pas filmit – qysh mbrëmë mund të thuhej se ishin shenja se “Palma e artë”, tashmë dihej se ku do të shkonte.

Në ceremoninë 12 ditore, janë shfaqur filma, janë dhënë shumë intervista, ndërsa në qilimin e kuq kanë parakaluar yjet më të mëdhenj të filmit dhe muzikës si; Madonna, Angelina Jolie, Brad Pitt, Clint Eastwood, Penelope Cruz, Steven Spielberg dhe Harrison Ford.

Filmi "The Class", është punuar nën regji të Laurent Cantet dhe është i bazuar në një roman autobiografik të shkrimtarit, Francois Begaudeau, i cili e luan vetveten si një mësues francez që ndonjëherë rebelohet në klasë.

Para filmit “The Class”, kritikët kanë shkruar kritika të ndryshme për standardet që regjisorët kanë përdorur në film.

Megjithatë gjithmonë është vlerësuar filmi "Waltz With Bashir", një film dokumentar i animuar për masakrat e palestinezë, në vitin 1982, në kampet Sabra dhe Shatila në Bejrut.

Çmimet

Filmi turk me regji të Nuri Bilge Ceylan, "Three Monkeys", ka marrë çmimin për regjinë më të mirë.

Çmimin për aktorin më të mirë e ka marrë Benicio Del Toro, me filmin “Che’, të regjisorit Steven Soderbergh, për heroin revolucionar të Amerikës Latine.

“Dëshiroj që këtë çmim t’ia dedikoj këtij njeriu, pra Che Guevara”, ka thënë Del Toro.

Kritika është befasuar gjatë dhënies së çmimit për aktoren më të mirë, për brazilianen Sandra Corveloni, e cila deri në ato momente nuk ishte favorite. Ajo ka fituar me rolin e saj në filmin "Line of Passage".

“Jam krenare që jam në një profesion që reflekton me kombin tim”, ka thënë aktorja duke e pranuar çmimin nga aktori francez, Jean Reno.

Regjisorët Jean-Pierre dhe Luc Dardenne kanë fituar çmimin për skenarin më të mirë në filmin “Heshtja e Lornës”, përderisa çmimi i jurisë ka shkuar për filmin italian “Il Divo”.
“Speacial Jury Prize”, për Catherine Denev dhe regjisorin Clint Eastwood.
Kurse çmimi “Grand Prix”, ka shkuar për filmin “Gomorra”.

Deri pak para fillimit të festivalit, favorite kryesore për çmimin aktorja më e mirë ka qenë aktorja kosovare, Arta Dobroshi, se bashku me Angelina Jolie dhe Martina Gusman. Por, shija e jurisë e zgjodhi aktoren Sandra Corveloni nga Brazili, vendim që u fishkëllye nga publiku.

Sidoqoftë Kosova duhet të krenohet me Artën e cila për 12 ditë ishte aktorja që u vlerësua nga tërë kritika e filmit në Cannes, festivalit më të madh në botë pas atij për çmimet “Oscar”. /Reuters/Telegrafi/