Mbrëmë, në sezonin e ri të kampionatit me lojëra “Super Sfida”, u ballafaquan RTV 21 dhe Klan Kosova.
Pas një gare shumë interesante dhe përplot dramë, fitore shënoi ekipi i Klan Kosovës.
Në fillim ekipi i RTV21 ishte në epërsi, por tek loja “Lufta me jastëk” u bë diferenca. Alaudin Hamiti (anëtar i ekipit të Klan Kosovës) fitoi 4 raundet, duke e kaluar ekipin e tij në epërsi me rezultat 50:30.
Gjatë tërë emisionit kishte moment interesante dhe kthesa të njëpasnjëshme të rezultatit. Nuk mungoj edhe humori dhe shou, sidomos në lojërat “Gjejë Fjalët” dhe “Futboll sy mbyllaz”.
Loja “Bartja e shpejt” solli momente shou ku ekipi i Klan Kosovës, gjegjësisht Kron Sadiku ishte shumë i saktë në gjuajtjen me top, ku arrin të qëlloi gati në çdo gjuajtje ekipin e RTV21, e përmes kësaj bënte që të anuloheshin bartjet.
Dramë dhe shou kishte edhe te loja e ngasjes me ngadalë e biçikletës. Ekipi i Klan Kosovës e fitoi këtë garë me rezultat 85:75, duke e arritur kështu mundësinë që të vazhdoj në fazën e dytë të këtij kampionati./Telegrafi/