Telegrafi

Klan Kosova e hedh poshtë vendimin e ARBK, do të ankohet në Gjykatë

Klan Kosova e hedh poshtë dhe e konsideron të padrejtë pretendimin e Komisionit për Shqyrtimin e Ankesave në ARBK lidhur me dokumentet e regjistrimit të kompanisë pronare të televizionit.

Klani i ka si dëshmi të gjitha dokumentet që konfirmojnë se pronari i kompanisë është i regjistruar në komunën e Gjakovës të Republikës së Kosovës.

Po ashtu, Klan Kosova bën me dije se do ta ushtrojë të drejtën e ankesës në gjykatën kompetente.

Lexo po ashtu MINT refuzon ankesën e Klan Kosovës, i jep të drejtë ARBK-së

Ndryshe, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) e ka hedhur poshtë ankesën e Klan Kosovës për shfuqizimin e pezullimit të certifikatës së biznesit të televizionit privat, më 28 korrik.

Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve vendosi të premten se Agjencia Kosovare për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK) kishte “vepruar në përputhje me ligjin kur e pezulloi certifikatën e biznesit të Klan Kosovës”.

Vendimi i Komisionit e përmbyll këtë rast brenda Ministrisë, ndërsa pala ankuese gëzon të drejtën për të parashtruar padi në gjykatën kompetente, njoftoi MINT të premten.

Ndaj ktij vendimi ka reaguar  Asociaicioni i Gazetarëve të Kosovës, liderë të partive politike dhe nga shoqëria civile. /Telegrafi/