Telegrafi

KKSHA kërkon kthimin e dialogut në parlament

KKSHA tha në një deklaratë për shtyp të cituar nga media në Tiranë se demonstratat e dhunshme si ato të 21 janarit nuk janë produktive për idealet e një demokracie të shëndoshë dhe se ajo është një kthim prapa.

Këshilli kërkoi një hetim të plotë nga autoritetet, pa ndërhyrje politike dhe që dialogu politik të bëhet në parlament dhe jo në rrugë. /Telegrafi/