Telegrafi

Kjo vrimë e zezë “pështyu” dritë të kuqe me forcë të barabartë të njëmijë diejve, por ju mos u frikësoni!

Shkencëtarët kanë regjistruar aktivitet të pazakontë e vrimës së zezë që ka “lëshuar” në mënyrë të papritur rreze kuqe, secila e barabartë me forcën e 1000 diejve.

Ky ishte një momentet më të “ndritura” të një vrimë e zezë në vitet e fundit, ndërsa sipas ekspertëve, fjala është për lirimin e materialit që vrima e ka “ngrënë”, transmeton Telegrafi.

Çdo “blic” ishte intensiv, por i shkurtër sa një e dyzeta e sekondat.

Ky aktivitet më par është regjistruar më 2015, kur vrima e zezë V404 Cygni ka lëshuar gati dy javë dritë të tillë, pasi kishte “ngrënë” një yll të madh në afërsi. Kjo vrimë e zezë është 7,800 kilometra larg Tokës.

Por, shkencëtarët nuk e dinë pse lëshohet kjo dritë e kuqe. Sipas supozimeve të para dyshohet se ishte një sasi e madhe të materialit që vrima ka “pështyrë”, për çka del flaka e kuqe. Ndaj, kjo po u jep shkencëtarëve qasje krejtësisht të re për vëzhgimin e një vrimë të zezë, për çka drita e kuqe mund të tregojë se cilat materiale janë ‘hedh’ jashtë. /Telegrafi/