Site icon Telegrafi

Kjo violiniste luajti me instrumentin e saj, edhe pse kirurgët po ia largonin tumorin nga truri

Dagmar Turner po luante me violinën e saj gjatë operacionit në trurin e saj në King’s College Hospital në Londër.

Kirurgët i kërkuan 53-vjeçares që të luante instrumentin e saj për të siguruar që aftësitë muzikore të violinistes profesionale të mos dëmtoheshin gjatë heqjes së tumorit.

Tumori, në lobin e saj frontal të djathtë, ishte me rrezik afër zonave të trurit të saj që ishin përgjegjës për koordinimin e lëvizjeve delikate në dorën e saj të majtë.

Këto rajone janë vendimtare për të luajtur me violinë, dhe në disa pika tjera, distanca e tyre nga tumori ishte aq e ngushtë sa një kartë krediti, transmeton Telegrafi.

“Violina është pasioni im. Unë kam luajtur që kur kam qenë 10-vjeç”, tha Turner në një njoftim për lajmet e 18 shkurtit. “Mendimi për të humbur aftësinë e të luajturit me violinë ishte e rëndë”.

Dr Keyoumars Ashkan, një neurokirurg, erdhi me këtë zgjidhje kreative.

 

“Ne kryejmë rreth 400 reseksione (heqje të tumorit) çdo vit, por kjo ishte hera e parë që unë kam pasur një pacient të luaj një instrument gjatë operacionit”, tha ai në njoftimin e lajmeve.

Para procedurës, një ekip ekspertësh mjekësorë kaloi dy orë në hartën e trurit të Turner për të kuptuar se cilat zona ishin aktive kur ajo luante violinë.

Mjekët arritën të heqin me sukses mbi 90% të tumorit pa dëmtuar aftësitë e shkëlqyera motorike të Turner.

Ajo shkoi në shtëpi me burrin dhe djalin e saj tre ditë pas procedurës.

“Unë shpresoj që të kthehem me orkestrën time shumë shpejt”, tha Turner pas operacionit.

Ajo luan me Orkestrën Simfonike Isle of Wight. /Telegrafi/

Exit mobile version