Telegrafi

Kjo video do t’ju bindë që të mos dilni nga shtëpia pa vendosur faktor mbrojtës!

Një video në TikTok na tregon ndryshimin shokues që mund të ketë një zonë e caktuar e trupit që ekspozohet në diell dhe një zonë tjetër, e paekspozuar

Videoja e publikuar nga “Austin Skin Physicians”, një klinikë në Teksas, tregon për 15 sekonda të gjithë ndikimin që sjellin në lëkurë rrezet ultravjollcë.

Në të, shihet qartë se si pjesa e duarve, e cila ka qenë në kontakt me diellin, është më e rrudhur dhe me shenja të dukshme nga rrezet e dëmshme, ndërsa këmbët, të cilat kanë qenë gjithnjë të mbuluara me pantallona, kanë një ndryshim shumë të dukshëm nga krahët.

Ndaj, besojmë se kjo video tregon qartë rëndësinë e përdorimit të SPF-së, si një krem jetik për ta mbrojtur lëkurën nga rrezet e dëmshme, plakja, si dhe sëmundjet e ndryshme.

SPF duhet aplikuar çdo ditë, në mënyrë që të mbroni lëkurën në të tashmen dhe në të ardhmen, citon Anabel.

Ah, para se të ikim, edhe diçka: SPF vendoset *vërtet* çdo ditë të vitit, nuk ka rëndësi nëse është koha e vrenjtur, me shi, apo me borë. Gjithashtu, aplikohet 2-3 herë në ditë.

 #sundamage #aging #sunscreen #dermatology ♬ Everybody’s Free (To Wear Sunscreen) – Instrumental – Sun Tan

/Telegrafi/