Telegrafi

Kjo video qesharake tregon se si gënjejnë femrat në Instargam (Video)

Në videon e plasuar në YouTube që mbanë titullin “Insta gënjeshtra vs. Insta realiteti” shihen mashtrimet që bëhen në fotografi të ndryshme.

Derisa në llogarinë e tyre në Instagram ngarkojnë fotografi ku shihen të lumtura, në fakt janë të vetmuara, të dëshpëruara apo duke qarë.

Kjo është një parodi që e kanë bërë vajzat e grupit SketchShe, për të treguar se sa ndryshon ‘realiteti i hidhur, nga postimet e mahnitshme’.

Fotografitë e ushqimeve të shëndetshme, ndërsa hanë gjëra pa vlerë, gjithashtu janë në mesin e krahasimeve.

“Sa shumë po e gjej vetën në këto kombinime. Edhe unë i fotografoj takat e larta, ndërsa ende jam me pizhame”, shkruan në njërin nga komentet e shumta. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=QD3Ws3hsZgQ