Në ditën kur Fred dhe Scott McTominay u paraqitën për Manchester United kundër Brightonit dhe patën performancë të tmerrshme, Frenkie de Jong në anën tjetër ishte magjik ër Barcelonën.
Reprezentuesi holandez është objektivi kryesor i United në afatin kalimtar të kësaj dhe saga vazhdon të zhurmojë.
Të dielën mbrëma, De Jong ishte në fushë dhe shënoi golin e fundit në fitoren 6-0 të Barcelonës në trofeun “Joan Gamper” ndaj Pumas.
Ai hyri si zëvendësues dhe u kthye në pozicionin e tij të zakonshëm në mesfushë pas një morie paraqitjesh duke luajtur si qendërmbrojtës.
Dhe në veçanti, një pjesë e lojës bëri që tifozët të mërziteshin, me De Jong që tregonte se është në nivele më të larta se lojtarët aktualë të mesfushës së United.
https://twitter.com/_GS_3/status/1556361365811613701?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1556361365811613701%7Ctwgr%5E00f1a6960de77aa12a29e738c74b312502384ed8%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.sportbible.com%2Ffootball%2Fman-united-frenkie-de-jong-barcelona-transfer-20220807
Ai mori topin nga Jordi Alba dhe u vu menjëherë nën presionin e legjendës dhe ish-bashkëlojtarit të Barcelonës, Dani Alves.
Por, ai e rrotulloi bukur trupin e tij për ta kaluar lehtësisht brazilianin. Më pas, ai vazhdoi të ecte përmes mesfushës, duke kaluar me një kundërshtar tjetër përpara se të ekzekutonte një pasim magjik. /Telegrafi/